Description

Aputure LS 60d është ndriçues LED daylight me fuqi ndriçuese 60 W dhe sistem optik me fokus të rregullueshëm. Këndi i rrezes ndryshon nga 15° në 45°, duke lejuar kalimin nga një tufë e përqendruar në ndriçim më të gjerë. Formati kompakt është praktik për ndriçim aksenti, kundërdritë, theksim objektesh dhe krijimin e zonave të kontrolluara të dritës në set. I përshtatshëm për intervista, reklama, videoklipe dhe skena ku kërkohet drejtim i saktë i ndriçimit. Mund të integrohet me modifikues të përshtatshëm për të ndryshuar karakterin e dritës.